Elbasani, një nga qytetet më të populluara në Shqipëri, ka disa pika të rrezikshme që cënojnë sigurinë e qytetarëve në lëvizje. Specialistët e sigurisë rrugore theksojnë se ka probleme të mëdha që kërkojnë vëmendje të menjëhershme nga autoritetet lokale dhe projektuesit e infrastrukturës.Një nga pikat më të rrezikshme, sipas ekspertëve, janë vijat e bardha që shtrihen përmes karburanteve dhe stacioneve të autobuzëve. Siç shpjegon specialisti i sigurisë rrugore, Alim Lulaj vijat e bardha janë të paqarta, duke krijuar mundësi për konfuzion dhe aksidente.
Një tjetër aspekt shqetësues sipas Z.Lulaj janë senset e ndara me beton, duke sfiduar projektuesin e tyre se në asnjë vend të botës nuk gjen rrugë të tilla,duke e bërë të vështirë kalimin e mjeteve të zjarrfikëses dhe ambulancës, veçanërisht në orët e pikut.
Një apel urgjent drejtohet për autoritetet lokale dhe institucionet përgjegjëse për të riparuar këto defekte, duke u siguruar që infrastruktura e qytetit të jetë më e sigurt për të gjithë ata që e përdorin.
Infoweb Media





