8 fëmijë të infektuar me Covid te Pediatria, më i vogli 5 muajsh

0

Tetë fëmijë ndodhen të shtruar në Pediatrinë Infektive pasi lanë shfaqur simptoma të koronavirusit.

Bëhet me dije se më i vogli prej tyre është 5 muajsh, ndërsa mosha e fëmijëve të tjerë varion deri në 10-vjeç.
Gjendja shëndetësore e tyre paraqitet stabël, ndërsa me dije bëhet se simptoma kryesore e tyre është temperatura.

Kujtojmë se ditën e martë Ministria e Shëndetësisë raportoi 5 viktima dhe 942 raste të reja me Covid-19, një shifër rekord që nga shpërthimi i epidemisë në vendin tonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu