800 çiuaua pozojnë me veshje ekstravagante në konkursin e bukurisë së qenve

0

Në fotot e zgjedhura të mëposhtme, tregohen sesi konkurronin për vëmendje disa qindra qen të racës çiuaua në një konkurs zbavitës bukurie.

Qentë e vegjël nga e gjithë Britania mbanin të gjithë kostume të stiluara enkas, teksa tentonin titullin ‘Çiuaua më i Bukur i Vendit’.

Një prej tyre i quajtur Twiglet, mbante një veshje trupore me fund balerinash tu-tu, dhe arriti të fitonte titullin ‘Miss Chihuahua Town’.

Ndërsa ‘Chiweenie Beanie’ fitoi çmimin për veshjen prej kapelës së tij shumëngjyrëshe të kombinuar me syze dielli.

Më shumë se 800 njerëz dhe qentë e tyre morën pjesë në eventin në Northants, i organizuar nga Kerry Brooks, ku kishte gara për të gjithë racat e qenve.

Në një tjetër event u krye “Sfida e vrapimit për djathtë” ku qentë vrapojnë përgjatë një vije duke ngrënë copëza djathi të vendosura përgjatë saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu