Aksidenti në aksin Korçë-Kapshticë, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

0

Një aksident i frikshëm ndodhi pak minuta më parë në aksin Korçë-Kapshticë. Automjeti i tipit “Benz” i drejtuar nga Adi Koçileri përplasi një motoçikletë e si pasojë drejtuesi u plagos rëndë.

Mësohet se drejtuesi i motoçikletës  ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

“Më datë 24.08.2021, rreth orës 18:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, shtetasi A. K., 30 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar drejtuesin e një motoçiklete (ende i paidentifikuar) i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Me drejtuesin e mjetit, shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu