85-vjetori i Kadaresë. Aktivitet në qytetin e lindjes

0

Banesa e shkrimtarit , gjatë këtij viti pritet të kthehet në një muze interaktiv që do të përcjellë detaje nga jeta, fëmijëria dhe vepra e Ismail Kadaresë. Shkrimtarë, bashkëkohës, shokë të fëmijërisë së tij nga qyteti sollën kujtime dhe mbresa si dhe mendime mbi përmasën e veprave të shkrimtarit.

Aktiviteti që titullohej “ U bëfsh shekull gjeniu i letërsisë shqipe” pritet të pasohet nga një sërë eventesh që do të kenë në qendër figurën e Ismail Kadaresë ,pas kërkesës që këshilli bashkiak ka ndërmarrë për ta shpallur vitin 2021 vitin “Kadare”.

Gjirokastra e ka përdorur pak  përmasën e një personaliteti si Kadare ndërsa mjedisi publik ende reflekton shumë pak mbi marrëdhënie me librin dhe leximin.

Megjithëse qyteti i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare ,Gjirokastra ka sot vetëm një librari të vogël shumë larg itinerarit të vizitorëve tipikë , ndërsa librat e Kadresë mund të gjenden vetëm në gjuhën shqipe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu