Ballina AKTUALITET Aksidenton policin për vdekje, arrestohet 19-vjeçari

Aksidenton policin për vdekje, arrestohet 19-vjeçari

0

Arrest me burg për 19-vjeçarin A.Veliu i cili aksidentoi policin Nuri Malaj 53-vjeç në datën 25 janar në mbrëmje në rrugën Transballkanike në Vlorë.

I riu 19-vjeçar është arrestuar në flagrancë, ndërsa seanca ka nisur rreth orës 11:00.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekje.”

Gjyqtari i çështjes, Enkel Peza ka pranuar kërkesën e prokurorisë.

Mësohet nga burimet që i riu do ta vuajë masën e sigurisë në burgun e Fierit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu