28-vjeçarja i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 5-të i pallatit

0

Një 28-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit ku jetone.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se 28-vjeçarja e identifikuar me inicialet L.H ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet se vuante nga problemet të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.01.2021, rreth orës 12:20, në rrugën “Prokop Mima” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 5-të të pallatit ku banonte shtetasja L. H., 28 vjeçe, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu