9 dekada më parë mori jetë biblioteka publike “Qemal Baholli”,në Elbasan.Prej 90 vjetësh kjo bibliotekë ka shërbyer si një udhërrëfyes i zhvillimit kulturor dhe arsimor i qytetit të Elbasanit, si një vend i dijes dhe i shkencës, e cila ruan dhe koleksionon trashëgiminë kulturore të shkruar të popullit shqiptar në përgjithësi dhe komunitetit elbasanas në veçanti.Gati një shekull nga kjo ngjarje nuk mund të harrohet fakti se kjo vepër është dhuratë e familjes dibrane Baholli për qytetin,në kujtim të birit të tyre të ndjerë.
Kanë qënë jo të paktë dhuruesit ndër vite të bibliotekës së Elbasanit.Gjithësecili prej tyre ka dhënë një dorë në pasurimin e saj.Në këtë ditë të shënuar për institucionin kulturor,qytetar,lexues ,arsimtar ,të rinj e në moshë shprehen se ndjehen krenar për këtë pasuri të vyer.
Me 21 korrik 1934 përfundoi ndërtimi i godinës së bibliotekës publike të Elbasanit.Ajo ruan dhe koleksionon trashëgiminë kulturore të shkruar të popullit shqiptar në përgjithësi dhe komunitetit elbasanas në veçanti.Tashmë fondi i saj është dixhitalizuar,ndaj të apsionuarit e librave jo domosdoshmërit duhet të paraqiten në ambjentet e bibliotekës për të lexuar./Infoweb Media