Elbasani këtë të enjte ka shënuar 5 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 33 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Rastet e reja kanë të bëjnë me zinxhirin e të infektuarve në spitalin e Elbasanit në repartin e Gjinekologjisë.
Tre nga rastet e reja janë personel mjekësor dy infermierë dhe një mjek pediatër, ndërsa dy rastet e tjera janë nënë e bijë familjarë të një rasti të infektuar me koronavirus.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 82 raste të reja duke e çuar në 3188 numrin e përgjithshëm të të infektuarve