Materniteti i Elbasanit “vatër infeksioni”, konfirmohen 5 raste të reja me Covid-19

0

Elbasani këtë të enjte ka shënuar 5 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 33 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Rastet e reja kanë të bëjnë me zinxhirin e të infektuarve në spitalin e Elbasanit në repartin e Gjinekologjisë.

Tre nga rastet e reja janë personel mjekësor dy infermierë dhe një mjek pediatër, ndërsa dy rastet e tjera janë nënë e bijë familjarë të një rasti të infektuar me koronavirus.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 82 raste të reja duke e çuar në 3188 numrin e përgjithshëm të të infektuarve

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu