Gjendet i varur 51-vjeçari

0

Një njeri është gjetur i varur pranë shtëpisë së tij ditën e sotme.

I ndieri është 51-vjeçari Ylmi Qorraj, nga fshati Drobonik i Beratit.

Bëhet me dije se ai u gjet i varur në një pemë, pranë banesës së tij.

Prej disa kohësh ai ishte divorcuar nga bashkëshortja, dhe ndodhej në kushte të rënduara të depresionit.

Në trupin e viktimës nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu