Elbasan/ Mungesa e sinjalistikës pas 10 ditësh nga aksidenti tragjik i 27-vjeçares

0

Ndonëse kanë kaluar 10 ditë nga aksidenti tragjik i 27-vjeçares Miranda Dashëhana, sërish nuk janë marrë masat në unazën e qytetit, duke e bërë atë problematike për qytetarët, derjtuesit e automjeteve dhe kalimtarët.
Përgjatë segmentit rrugor, nga kryqëzimi i luleve deri në fshatin Labinot, mungojnë tabelat, vertikale dhe horizontale për drejtuesit e mjeteve.
Për të kaluar këtë segment me dy korsi, që lidh dy zonat, “Emin Matraxhiu” dhe “Kongresi Elbasanit”, qytetarët kanë edhe këto rrugë që janë improvizuar nga ana e vetë banorëve, në përpjekje për të kaluar këtë segment nga banesat e tyre për në qendrën e qytetit të Elbasanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu