Monika Kryemadhi zgjedh Elbasanin dhe Fierin për kandidim. Përse bëri këto zgjedhje

0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zbuluar se qarqet ku do të kandidojë për zgjedhjet e 25 Prillit janë Fieri dhe Elbasani. Në emisionin “Quo Vadis”, Kryemadhi tregoi se arsyeja që ka zgjedhur këto dy qarqe është se ka shumë miq dhe ka bërë shumë fushata në Fier, ndërsa Elbasanit thotë se i ka një borxh.

“Fier, Elbasan me kodin e ri e kam të garantuar që do kandidoj. Elbasanit i kam një borxh dhe Fierit dua t’i jap një mundësi. Pse? Sepse dua t’i jap një mundësi socialistëve të Fierit, të cilët e gjejnë veten shumë afër me Monikën që ka qenë themeluese e Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar. Kështu që janë shumë miq të mi të vjetër , që kanë punuar me mua në vitet ’92, kur unë kam qenë gjimnaziste e më pas studente. Më pas jetojnë e punojnë në Fier, kemi bërë fushata bashkë dhe e gjejnë vetëm më pranë me Monika Kryemadhin sesa me dikë tjetër që nuk e lidh asgjë me Fierin.

Dhe nga ana tjetër me kodin e ri zgjedhor, që Komisioni i Venecias e hodhi poshtë, nuk është demokratike që kryetarët e partive të mund të kandidojnë në katër qarqe, akoma nuk e kam menduar për qarqet e tjera nëse do kandidoj ose jo. Dy janë të sigurt, sepse Elbasani është një mundësi e jashtëzakonshme për të krijuar hapësira të reja për djem dhe vajza të Elbasanit, por edhe të Cërrikut dhe të Përrenjasit, sepse kemi pasur një përfaqësim jashtëzakonisht të mirë edhe në këto zona”, u shpreh Kryemadhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu