Befason mjeku: Juve që s’doni ta bëni vaksinën, s’do ju shërbejmë nëse ju kap Covidi

0

Një mjek gjerman në një deklaratë kontroverse ka dalë kundër personave që nuk duan të vaksinohen kundër Covid.

Wolfram Henn këmbëngul se personat të cilët nuk kanë dëshirë të bëjnë vaksinën duhet të mbajnë një pusullë shpjeguese me arsyet pse.

Ai shtoi se këtyre personave nuk duhet t’u ofrohen ventilatorë apo kujdes intensiv nëse infektohen me Covid.

“Kushdo që do të refuzojë rezultatin e vaksinës, duhet të mbajë me vetë një dokument me këtë mbishkrim: Nuk dua të vaksinohem! Dua t’ia lë të tjerëve mundësinë të mbrohen! Dua që, nëse sëmurem, shtratin dhe ventilatorin t’ua lë të tjerëve,”- deklaroi Henn për gazetën gjermane Bild.

Burimi: LADBIBLE |joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu