Drejtori shqiptar i kompanisë së vaksinave në Amerikë: Lloji i ri i Covid është përhapur edhe në Shqipëri

0

Drejtori i Zhvillimit të vaksinave të kompanisë COVAX, Arban Domi përmes një lidhje telefonike në emisionin “Opinion” ka sqaruar se efektet sekondare të vaksinës kundër Covid-19 janë të përkohshme dhe nuk ndikojnë shëndetin afatgjatë tek njerëzit.

Më konkretisht, Arban Domi është shprehur se:

Efekte sekondare të vaksinës që janë vënë re në SHBA janë temporale, zgjasin një ditë ose një ditë e gjysmë. Janë efekte sekondare që ndodhin në të gjitha vaksinat, nuk ndikojnë në shëndetin afatgjatë.
Ndër të tjera ka thënë se në SHBA ka nisur fillimisht vaksinimi në azile, personelin që punon atje dhe më pas do të vaksinohen mjekët dhe infermierët që janë në kontakt me të infektuarit me Covid-19. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se a na mbron vaksina nga mutacionet e ndryshme të Covid-19 ai tha se mendon se kompania “Pfizer” dhe “Moderna” po e tustojnë vaksinën e tyre në lidhje me këtë virus, duke shtuar se ky variant i ri është përhapur në të gjithë Europën dhe në Shqipëri.

Domi është shprehur se:

Nuk dihet nëse e mbron nga mutacionet. Jam i sigurt që Pfizer dhe Moderna po testojnë vaksinën e tyre në lidhje me këtë virus, sepse ato kanë mostrat, e venë në kontakt me virusin e ri për të parë si reagon. Kam ngelur i befasuar nga ky alarm në Europë që nga ana virologjike dhe e kërkimit është i pavlerë. Ky mutacion është që në shtator, në fillim të dhjetorit 20 për qind e rasteve të infektuarve në Angli ishin me këtë mutacion të infektuar, tani është 60 përqind. Jam i sigurt që ky mutacion është përhapur në të gjithë Europën dhe në Shqipëri. Gjëja pozitive është që ka rritur infektivitetin, por nuk ka ndryshuar lidhur me vdekshmërinë dhe rëndësinë e sëmundjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu