Nis ndërtimi i shtëpive në Laç/ Erdogan:” Po ndërtojmë për vëllezërit shqiptarë”.

0

Sot në Laç nisi ndërtimi i 522 banesave të shkatërruara gjatë lëkundjeve të tërmetit të 26 nëntorit.
Përmes një video-mesazhi presidenti turk, Taip Erdogan, u shpreh se Turqia nisi të ndërtojë për vëllezërit shqiptar.
“Ju përshëndes me ndjenjat më të përzemërta. Përmes jush përshëndes përzemërsisht Shqipërinë dhe vëllezërit shqiptarë. Shqipëria është miku dhe partneri i afërt i Turqisë në Ballkan.
Pas tërmeteve që ndodhën në Shqipëri në 21 shtator dhe 26 nëntor i mobilizuam menjëherë mundësitë tona. Pas tërmetit të shtatorit ne kemi dërguar 4 maune me ndihma humanitare, po ashtu pas katastrofës në nëntor morëm vendim për të ndërtuar shtëpi për vëllezërit shqiptarë.
Uroj që shtëpitë e ndërtuara për banorët e Laçit të jenë të dobishme dhe të hajrit. Uroj që të jetoni në paqe dhe shëndet në këto shtëpi dhe ju uroj vitin e ri që po afron, ju përshëndes, ju uroj shëndet” tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu