Festat e fundvitit sollën masa të rrepta kufizuese për parandalimin e përhapjes së virusit vdekjeprurës, që prej kohesh është përhapur në mbarë botën dhe madje është zbuluar dhe një variant i ri.
Ditën e djeshme u raportua se ora policore do të ndryshonte nga 20.30 në 22.30, por siç duket tashmë ka ndryshuar sërish dhe është vendosur në orën 20.00. Eugena Tomini, shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, ka deklaruar se nesër kthehet ora shtrënguese që ishte para festave.
Më konkretisht, kjo e fundit është shprehur se:
Nga nesër i rikthehemi orëve shtrënguese apo orës policore që kishim para festave. Ndërkohë, ora 22:30, sërish është pengesë për qarkullimin e qytetarëve, pengesë për aktivitetet e tjera që kryhen si emergjente apo shërbimi në shtëpi. Kopshti çerdhet dhe administratat fillojnë aktivitetet e tyre. Nis edhe mësimi online në universitete.
Ndërkohë, nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme do të rikthehen në klasa, më 11 janar me mësimin e alternuar. Tomini shtoi gjithashtu se një rritje e rasteve pritet që të ndodhi pas 2 apo 3 javësh, për shkak të festimeve dhe grumbullimeve të qytetarëve në zona të caktuara të vendit.