Profesori i njohur: Në Maqedoninë e Veriut ka më shumë shqiptarë sesa paraqet shteti në statistikat zyrtare

0

 

Profesori dhe gazetari i njohur Emin Azemi ka komentuar procesin e shumëpërfolur të regjistrimit të popullsisë që po ndodh në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, të gjitha përllogaritjet tregojnë se në Maqedoni ka më shumë shqiptarë sesa shteti paraqet në statistikat zyrtare, duke thënë se parametrat tregojnë se numri i shqiptarëve është mbi 30%.

“Numri i nxënësve nëpër shkolla, shtimi natyror, abonentët e telefonisë mobile, poseduesit e pasportave, janë disa nga këta parametra që rrëzojnë të gjitha tezat manipulative mbi numrin jo real të shqiptarëve”, shprehet Azemi.