Grabitja e Rinasit/Alkond Bengasi prish përfundimisht marrëveshjen me prokurorinë

0

Në Gjykatën e Posaçme është mbajtur seanca përsa i përket grabitjes së bujshme të Rinasit, ku Alkond Bengasi ka prishur përfundimisht marrëveshjen me prokurorinë.

Gjatë seancës së  sotme përpara gjykatës i pandehuri u pyet nga prokurorët nëse do i qëndronte marrëveshjes, por ai ka pohuar se nuk do i qëndronte asaj dhe do të jetë i pandehur si të akuzuarit e tjerë

Bengasi ishte i akuzuari që fillimisht bashkëpunoi me prokurorinë duke nxjerrë edhe emrat e bashkëpunëtoreve të tjerë në grabitje

Të akuzuar për këtë ngjarje janë Klement Çala, Eldi Çala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula , Saimir Cela dhe Elton Pikli.

Bengasi ka pranuar më herët se ai personi që ka modifikuar furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” që u përdor për grabitjen, por tashmë i ka tërhequr të gjitha deklaratat e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu