AKTUALITET Parashikimi i motit 29 janar 29 Janar, 2021 0 FacebookTwitterPinterestWhatsApp Pjesa e parë e ditës vijon me kthjellime dhe vranësira të pakta, ku në zonat veriore do të krijohen mundësi për reshje të izoluara. por në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të zhvillohen, duke bërë që reshjet e shiut me intensitet mesatar të përfshin ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të rikthehen reshjet e dëborës. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 11°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar dallgëzim 5 ballë.