KLGJ ka vendosur të pezullojë nga detyra gjyqtaren Enkeleda Hoxha, e cila u arrestua pak ditë më parë nga SPAK për korrupsion.
Vendimi i KLGJ-së vjen pasi GJKKO dha vendimin “Arrest me burg” për gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha.
Gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha, së bashku me 9 persona të tjerë ishin vënë nën hetim nga SPAK prej kohësh, ndërkohë operacioni që i çoi ata në pranga u krye javën e shkuar.
Gjyqtarja Hoxha njihet për lirimin nga burgu të shumë personazheve të botës së krimit, si numri dy i bandës së Durrësit Endrit Dokle, apo Genc Tafili, etj. Ajo gjithashtu do të lironte nga burgu të tjerë kriminelë, përpara se të arrestohej.
Njoftimi i KLGJ-se:
Sot, në datën 15.02.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën u njoh me vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për magjistraten {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.
Pasi dëgjoi relatimin nga Komisioni Disiplinor, Këshilli me vendimin nr.53, pezulloi nga detyra magjistraten {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.