Kush është 24-vjeçari që i qëlluan me armë drejt makinës në mes të qytetit

0

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fillim të rrugës “5 Maji” në kryeqytet, në krzqëzimin që ajo lidhet me “Unazën”.

Burime bëjnë me dije se dyshojmë se kemi të bëjmë me një atentat të dështuar, ku është qëlluar në drejtim të një automjeti i cili drejtohej nga 24-vjeçar Nardi Abazi.

Abazi nuk rezulton të jetë një person me precedent të mëparshëm penal.

Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe ka marrë në pyetje 24-vjeçarin për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes.

Pritet kqyrja e kamerave të sigurisë për të zbuluar më shumë rreth dinamikës së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

Uniformat blu kanë ngritur grupe kontrolli në pikat kyçe të kryeqytetit nga ku mendohet se mund të jenë larguar autorët ose autori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu