Nesër nis në Sheshin Skënderbej vaksinimi masiv, Manastirliu zbulon procedurën që duhet të ndjekin qytetarët

0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një videomesazhi nga sheshi Skënderbej ku po ngrihet qendra e vaksinimit masiv, ka dhënë detajet se si do të kryhet procesi I marrjes së dozave anti-Covid në të gjithë vendin.

Manastirliu bëri me dije se ditën e nesër në qendrën e sapo ngritur në Sheshin Skënderbej është vendosur të bëhet vaksinimi i 800-1000personave. Ministrja ftoi të gjithë qytetarët e interesuar për të marrë vaksinën të kontaktojnë me mjekun e familjes, i cili më pas do t’i njohë me qendrën shëndetësore dhe datën kur do të  mund ta bëjnë marrjen e vaksinës.

Nesër në qëndrën e vaksinimit të ngritur në sheshin Skënderbej, parashikojmë vaksinimin e 800 deri në 1000 persona. Objektivi ynë është që të vaksinojmë rreth 10 mijë persona në ditë në të gjithë vendin.

 Qytetarët do lajmërohen nga mjeku i familjes, por do i japim mundësinë qytetarëve që edhe të mundet të aplikojnë apo të kërkojnë për tu vaksinuar apo kërkojnë që të dinë datën e vaksinimit. Mjafton që të kontaktojnë me mjekun e familjes dhe të bëjnë kërkesën tek mjeku i familjes. Por nga dita e hënë do të ketë edhe nëpërmjet portalit “E-Albania”. Një aplikim të përcaktuar për kërkesë për vaksinim”, tha Manastirliu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu