Ministrja Ogerta Manastirliu mbrëmjen e sotme ishte e pranishme në qendër të Tiranës, ku dhe u bë procesi i vaksinimit masiv në sheshin Skënderbej.
Ajo lajmëroi se në përfundim të ditës së parë të vaksinimit masiv, morën dozën plot 11,478 persona.
Sipas saj u kalua kuota që ata kishin vendosur për 10 mijë persona. Sot në Shqipëri janë gjithsej mbi 78 mijë persona të vaksinuar.
“Jemi në përfundim të ditës së parë të vaksinimit masiv ku në të gjithë procesin, në bazë të të gjitha listave, është kryer një proces i rregullt. Sot jo vetëm që është arritur targeti prej 10 mijë vaksinash në ditë, por u arritën në 11,478 të vaksinuar. Deri më sot janë kryer mbi 78 mijë vaksinime, për shkak të punës intensive të stafit mjekësor. Do të vijojmë përgjatë të gjithë kësaj periudhe duke intensifikuar procesin,” tha Manastirliu.