Mendimi i qytetarëve për partitë e reja politike

0

Periudhat parazgjedhore në Shqipëri karakterizohen nga lëvizje të reja politike, të cilat përgjithësisht shuhen pas zgjedhjeve nën hijen e dy partive të mëdha, duke mos arritur të marrin as edhe një mandat deputeti, për shkak të sistemit jo-favorizues, por më shumë për shkak të mungesës së besueshmërisë.

Sipas qytetarëve këto parti politike nuk do të kenë aq ndikim sa dy partitë më me emër në Shqipëri siç janë PD dhe PS. Të tjerë shprehen se këto parti do të sjellin frymë të re politike në vend, gjë që i ka munguar vendit prej vitesh.

Para zgjedhjeve parlamentare të 2021, skenës politike shqiptare i janë shtuar këto parti të reja duke përmendur këtu Lëvizjen për Ndryshim nën drejtimin e zonjës Topalli, Bindja Demokratike e zotit Patosi apo dhe Nisma Thurje nën drejtimin e Rudina Hjadarit, fuqia e të cilave mbetet për t’u parë pas zgjedhjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu