Përdhunoi 22-vjeçaren,arrestohet shqiptari në Greqi

0

GREQI– Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 22-vjeçare në Larisa të Greqisë.

I arrestuari, identiteti I të cilit nuk është bërë i ditur, hiqej si një “hipnotizues” dhe e konsideronte veten si shëruesi i vuajtjeve apo “shpirtrave të sëmurë” madje sipas tij edhe kancerin.

Mediat greke shkruajnë se I arrestuari është rreth moshës 40-vjeç, ndërsa mësohet se vajza e re vuante nga probleme të shëndeti mendor të formës së lehtë.

40-vjeçari I kishte thënë vajzë së re që të mos tregonte pasi kjo ishte një procedurë e terapisë për tu shëruar.

Ndërkohë avokatja Maria Galliou, e cila përfaqëson 22-vjeçaren, mësohet të ketë thënë për mediat: “Çështja nuk është vetëm kjo çështje individuale e familjes së klientit tim. Shteti duhet të sigurojë legjislacionin për të raportuar incidente të tilla që mbeten në errësirë, por edhe për të mbrojtur viktimat e pambrojtura kur ata drejtohen tek policia dhe autoritetet gjyqësore “.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu