Përfundon seanca për Adriatik Llallën, merret vendimi

0

 

Ka përfunduar në GJKKO seanca për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, ku i pandehuri ishte parashikuar të bënte mbrojtjen e tij.

Por kjo seancë ka marrë një tjetër rrjedhë, pasi Gjykata e Posaçme ka vendosur që çështja e Llallës të nisë nga fillimi, me kërkesë të vetë ish-kryeprokurorit.

Llalla përmes avokatëve të tij ka tërhequr kërkesën për gjykim të shkurtuar, duke bërë që çështja ndaj tij të rikthehet në pikën zero, duke bërë në këtë mënyrë të pavlefshme dhe pretencën e prokurorisë për dënimin e tij me dy vite burg.

Burime bëjnë me dije se Llalla ka thënë në Gjykatë se ai do të paraqesë prova dhe dëshmi të reja, për të vërtetuar se akuza e ngritur ndaj tij për fshehje të të ardhurave nuk qëndron.

Në përfundim të seancës, vetë Llalla, i cili e kishte sot seancën e parë ku ishte vetë i pranishëm, tha se këtë çështje do ta ndjekë deri në fund, dhe do të provojë pafajësinë.

“Kam ardhur për ta ndjekur vetë seancën”, tha shkurtimisht Llalla para gazetarëve në fundin e seancës.

Në përfundim të seancës, vetë Llalla, i cili e kishte sot seancën e parë ku ishte vetë i pranishëm, tha se këtë çështje do ta ndjekë deri në fund, dhe do të provojë pafajësinë.

Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar dhe u zëvendësua nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.

Më pas, dosja u dërgua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, gjykata respektive vendosi sekuestron e pronave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm. Në një njoftim për shtyp të atëhershëm, Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri të ditur se Llallës iu vendosën nën sekuestro një apartament 67 metra katrorë në Durrës dhe katër parcela toke me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 22 mijë metrash katrorë në periferi të Tiranës.

Megjithatë, akuzat u rrudhën dhe SPAK njoftoi të më 9 mars përfundimin e hetimeve vetëm për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tri herë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu