Gjykata jep vendimin për Policin që plagosi Nikolin Fufin dhe dy kolegët e tij

0

 

Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ për efektivin e Policisë David Madani, i cili qëlloi me armë Nikolin Vorfin, alias Fufi, dhe dy kolegë të tij, gjatë një përplasje që ndodhi disa ditë më parë në qendër të Mamurrasit.

Kjo masë lehtësuese për Madanin është dhënë duke marrë parasysh faktin që ai veproi në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi ishin vëllezërit Fufi ata që i kishin zënë pritë, dhe e kishin rrahur me shkop bejsbolli, vetëm se efektivët kishin bërë detyrën e tyre duke ushtruar kontroll në një lokal në pronësi të fisit Fufi.

Gjatë përplasjes, Madani kreu qitje të paqëllimshme, duke plagosur dhe dy kolegët e tij të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. I plagosur mbeti dhe Nikolin Vorfi alias Fufi, të cilit masa e sigurisë pritet që ti komunikohet në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë ku ndodhet i shtruar.

Përpara Gjykatës së Kurbinit, kanë dalë tashmë dhe Gjon Fufi dhe Rudolf Fufi, të cilët akuzohen për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kanosje për shkak të detyrës” në bashkëpunim.

Ata u arrestuar disa ditë më parë në oborrin e spitalit të Traumës, ku kishin shkuar për të parë gjendjen e familjarit të tyre që mbeti i plagosur, Nikolin Fufi.

Për zbardhjen e kësaj ngjarje u angazhuan zyrtarët më të lartë të Policisë së shtetit, ndërkohë që përplasja solli në vëmendje edhe njëherë tjetër faktin se në disa qytete ligjin e bëjnë ende ”të fortët”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu