Ka humbur jetën shefi i komisariatit të Lushnjës Adrian Matani 45-vjeç.
Është ndarë nga jeta në moshë të re shefi i komisariatit të Lushnjes Adrian Matani.
Miq të tij, kolegë e shokë nga radhët e policisë se shtetit kanë postuar nëpër rrjetet sociale humbjen e parakohshme nga jeta të kolegut të tyre.
Dyshohet se ai ka pësuar infarkt në banesën e tij në Tiranë.
Edhe pse u dërgua në spital nga familjarët e tij, ai nuk mundi të jetonte.
Metani prej vitesh ishte pjesë e Policisë së Shtetit, ku kishte ngjitur me radhë dhe shkallët e hirearkisë, ndërsa së fundi ishte shef i komisariatit të Lushnjes.