Grida Duma denoncon bandat e Rrogozhinës: E kemi mbajtur vendin me forcë

0

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel tregoi një prej situatave sipas saj antiligjore gjatë ditës së zgjedhjeve.

Ajo është shprehur se një person që nuk ishte pjesëtar i KQZ-së ka qenë në një prej qendrave të Rrogozhinës duke kryer krim elektoral. Duma tha se dosjen ia dërguam SPAK, por ata e dërguan në Prokurorinë e Kavajës sepse nuk konsiderohej krim elektoral.

Grida Duma:

Në Rrogozhinë kam qenë unë. Aty janë tre banda, i njohin ata të Rrogozhinës, s’ka nevojë ta dinë të gjithë shqiptarët. Më lajmëruan se kishte problematike. U ndalua procesi. Pastaj njëri nga këta, si me muskuj, kishte shkuar si përfaqësues i KQZ-së dhe me ‘badge’ u kishte thënë komisionerëve të vazhdonin punën. Më lajmëruan sërish. Më thanë që ka shkuar njëri dhe u thotë të punojnë. Ma kalo në telefon u thashë. Ma kaloi. I thashë kush je ti zotëri, nuk më tha emër, u nisa për Rrogozhinë.

Mora KQZ-në dhe me badge-n e tij kërkova verifikimin. Rezultoi që ky me emrin Ervis a diçka e tillë ishte futur aty me badge false, nuk kishte lidhje me KQZ-në. Çfarë s’kemi bërë atë ditë. E kemi mbajtur vendin me forcë deri sa të vinte shefi i komisariatit që tha se ishte në një vdekje në Tiranë. Më është dukur vetja si forca militare. Bëmë kallëzimin dhe në fund e transferuan nga SPAK tek prokuroria e Kavajës sepse nuk konsiderohej krim elektoral.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu