Shoqërohet në komisariat të 58-vjeçarit Koço Buzo, pas ekzekutimit makabër që ky i fundit i bëri bashkëshortes së tij pranë Gjykatës së Elbasanit.
I prangosur dhe i shoqëruar me dy efektivë policor, Buzo shihet teksa lëviz me hap të shpejtë drejt ambienteve të komisariatit.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi mesditën e djeshme, ku 58-vjeçari Buzo qëlloi për vdekje me armë gjahu gruan e tij Liljana Bozo, si dhe plagosi dy persona të tjerë.
Burime bënë me dije se të plagosur kanë mbetur shtetasit Gëzim Tosila (avokati i viktimës) dhe Adriatik Kolaj, ndërsa e gjithë skena u zhvillua në sytë e djalit të çiftit që ishte në konflikt.
Çifti Buzo ishte në proces divorci për shkak të dhunës që bashkëshorti ushtronte ndaj gruas së tij, e cila mbeti viktimë. Autori ishte ish-polic me profesion, nuk e ka kapërdirë dot ndarjen dhe ka qëlluar ndaj gruas së tij.
Mësohet se çifti kishte 3 fëmijë, 2 djem dhe një vajzë në moshë madhore, njëri prej të cilëve ka parë skenën e rëndë të vrasjes.