Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision” me këngën “Karma”. Ajo do të ngjitet në skenën e madhe në natën e dytë, në datë 20 maj dhe do të jetë e 11-ta në radhë për të kënduar. Në të njëjtën mbrëmje me të do të këndojnë edhe Greqia, Serbia, Bullgaria, Zvicra etj.
Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga nisja e festivalit ndërkombëtar të këngës, para pak ditësh, ajo ka treguar se është nisur për në Rotterdam, Hollandë, përmes një postimi në Instagram.
Anxhela ka mbajtur provat e saj të para ditën e sotme në skenën e Ahoy me këngën përfaqësuese “Karma”. Përmes disa postimeve në InstaStory, Anxhela ka ndarë këtë moment me të gjithë ndjekësit e saj duke falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur.
