Në një intervistë ekskluzive për Infowebtv, presidentja e Forumit të Gruas Shpresa Banja ka shprehur reagimin e saj në lidhje me vrasjen e Liljana Buzos.
54-vjeçares së vrarë përpara gjykatës së Elbasanit nga ish-bashkëshorti i saj menjëherë sapo kishin lënë dyert e Gjykatës për procesin e divorcit. Liljana Buzo u qëllua me breshëri automatiku në prani të fëmijëve dhe kalimtarëve të rastit.
Sipas zonjës Shpresa:”Dhuna në familje shton numrin e vrasjeve ndaj grave”. Ky rast tronditi opinionin publik edhe pse Liljana ishte një kronikë e paralajmëruar. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Elbasan ishin rregjistruar urdhëra mbrojtje që e ndjera kishte kërkuar pasi e ndjente rrezikun që i kanosej.
Për Infowebtv.com Besiana Biçaku