Dy persona janë arrestuar në Durrës pasditen e sotme, ndërsa janë siguruar pamjet e momentit të operacionit blic ku pati edhe të shtëna me armë zjarri.
Nga të dhënat paraprake mësohet se policia e Durrësit zhvilloi një operacion në lagjen nr. 13 Plazh për të goditur një grup që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, kokainë.
Gjatë operacionit dy persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikeve kanë kundërshtuar me dhunë policinë dhe kanë tentuar të largohen ndërkohë që një prej punonjësve të policisë ka qëlluar në ajër për ti neutralizuar.
Dy të arrestuarit janë V.M 29 vjeç dhe E.SH 30 vjeç, ndërsa është sekuestruar rreth një kg kokainë, teksa operacioni vazhdon.