Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, vijon me kërkesat për shkarkimin e magjistrateve.
Metani i është drejtuar me kërkesë, Këshillit të Lartë Gjyqësor për procedim disiplinor dhe shkarkim nga detyra për tre gjyqtarët e Durrësit, Klinton Spahiu, Petrit Ceno dhe Petraq Dhimitri, të dënuar nga ish Krimet e Rënda për korrupsion pasiv.
GJITHASHTU, Metani i ka kërkuar KLGJ-së me kërkesë edhe për shkakrimin e gjyqtares së Aplit Tiranë, Evgjeni Sinoymeri, e cila pak ditë me parë u shkarkua nga shkalla e parë e vetingut. Më herët me kërkesë të Ild-së u shkarkuan gjyqtari i Korces Markijan Kuqo, gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha dhe Prokurori i Krujës Bujar Memia.