Alenca e Grave Këshilltare Bashkiake ka zhvilluar diten e djeshme një takim për hartimin e një plan veprimi në interes të komunitetit.
Ne këtë tryezë të rrumbullakët, diskutimi u fokusua në 3 sfera kryesore: problematikat sociale, politikat lokale, dhe ekonomia.
Propozimet konkrete qe u shqyrtuan lidhen me mireqenien e jetës së qytetarëve në disa prej lagjeve periferike të qytetit të Elbasanit. Në fjalen e saj, Anisa Bahiti tha se mungesa e këshilltarëve të Këshillit Bashkiak në këtë tryeze të rrumbullakët ngre dyshimin e përfqesimit të qytetareve në Këshillin Bashkiak.
Sakaq drejtuesja e projektit Briseida Gjozaj tha se ky projekt ka nisur një fryme pozitive në bashkëpunim me të gjithë pjesëmarrësit në këtë tryeze dhe qëllimi i këtij takimi është plani i veprimit në terren.
Ky projekt u mbështet gjithashtu nga Bashki të Forta dhe eksperte të Rrjetit të Grave për Barazi dhe Vendimmarrje.
infowebtv.com