Një aksident i rëndë i ka marrë jetën 4 personave në Kosovë. Mediat bëjnë të ditur se ngjarja ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Ferizaj-Shtime, në fshatin Koshare.
Nga aksidenti ka mbetur e plagosur edhe një grua, e cila është dërguar në Spitalin e Prishtinës në gjendje të rëndë.
Në aksident u përfshinë dy makina, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.