Aksident i rëndë në Kosovë/ Përplasen dy makina, humbin jetën 4 persona, një grua plagoset

0

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën 4 personave në Kosovë. Mediat bëjnë të ditur se ngjarja ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Ferizaj-Shtime, në fshatin Koshare.

Nga aksidenti ka mbetur e plagosur edhe një grua, e cila është dërguar në Spitalin e Prishtinës në gjendje të rëndë.

Në aksident u përfshinë dy makina, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here