Elbasani është një nga qytetet më të ngarkuara për sa i përket trafikut, ku shpesh herë ndodhin aksidente të cilat shkojnë edhe deri në humbjen e jetës së personave të aksidentuar, vetëm për shkakun se nuk respektohet kalimi në vizat e bardha.
Ky fakt evidentohet edhe nga një vëzhgim i kryer nga media Infowebtv në disa nga akset kryesore në qendër të Elbasanit.
Shumë prej këmbësorëve, nuk preferojnë të kalojnë kryqëzimet pranë vijave të bardha, por vendosin të futen në rrugë mes për mes saj, duke rrezikuar në shumë raste edhe jetën e tyre.
Ndërkaq edhe drejtuesit e mjeteve, duket se nuk iu japin përparësi kalimtarëve në shumë raste, edhe pse këta të fundit janë pranë vijave të bardha.
Në muajin Prill 2021 numërohen 104 aksidente rrugore nga 51 aksidente të ndodhura në muajin Prill 2020, duke u rritur me 103,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
infowebtv.com