Të tjera detaje janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri ditën e sotme në zonën e Dukagjinit në Malësinë e Madhe, ku u raportua se një person rreth të 50-ave ishte plagosur dhe ishte nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Mësohet se bëhet fjalë për 52-vjeçarin, Ardian Narkaj, një person me rrezikshmëri të lartë dhe i shpallur në kërkim. Ai ka mbetur i plagosur gjatë ndjekjes së policisë dhe forcat RENEA.