U arrestua në Mykonos, ky detaj i Angela Martinit çoi policinë në gjurmët e bashkëshortit të saj

0

Bashkëshorti i Angela Martinit, Dragos Savulescu, është arrestuar së fundmi në Mykonos. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke.

Sipas medias greke Protothema, biznesmeni rumun Dragos Savulescu është arrestuar bashkë me një person tjetër në ishullin e famshëm, ku ka shpenzuar shifra marramendëse në restorante dhe jahte. Ndërkohë detaje të tjera nuk bëhen ende të ditura. Për kapjen e tij u përfshinë zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos.

Thuhet se një indicie për arrestimin e tij, ishte fotoja që Angela Martini publikoi nga pushimet e saj në Greqi.

Ajo postoi në rrjetet sociale një foto të tyre ku po drekonin së bashku me shoqërinë, ndërsa pak më vonë një mikeshë e tij ndau me ndjekësit imazh ku tregoi dhe vendodhjen ku po qëndronin, në një restorant lukosoz në Mills. Këto mund të qenë qenë disa nga detajet që kanë shërbyer për zbulimin e vendqëndrimit të tij.

Kujtojmë se në fillim të vitit 2019 Dragoș Savulescu, u dënua me 5.5 vjet burg, për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumani së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.

Pas vendimit të autoriteteve gjyqësore, ai u arratis në Itali, konkretisht në Napoli, për t’u arrestuar përfundimisht ditën e djeshme në Mykonos nga Rojet Bregdetare, të cilët së bashku me zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos organizuan një operacion të madh për arrestimin e tij.

Urdhri i arrestit për Savulescu u lëshua nga Interpoli me kërkesë të autoriteteve rumune për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe për mashtrim kundër shtetit. Ai u dërgua te Prokurori i Apelit i Syros për ekstradim tek autoritetet rumune. Savulescu nuk i rezistoi arrestimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu