“Për ata që kanë gjetur tradhtarin te unë”/ Rama: Kam kërkuar në zemër të Serbisë njohjen e Kosovës

0

Komentet  negative në  rrjetin e tij social  në  foton  me dy kampionet e arta olimpike të Kosovës detyruan Edi Ramën të replikonte me  miqtë e tij virtual matanë kufirit. Atyre të cilët e etiketojnë si tradhtar  u kujton kërkesën e bërë në zemër të Serbisë.

RamaTë gjithë atyre në Kosovë që e kanë gjetur tradhtarin tek unë, se së pari, unë jam po ai që në mes të Beogradit fola me zë të lartë për njohjen e Kosovës nga Serbia dhe sikur të tërë ta mbronin njohjen e Kosovës në gjuhë të huaj të paktën siç e mbroj unë, kudo e kurdoherë,  sot Kosova do të ishte shumë më e respektuar ndërkombëtarisht.

Në analizën e kryeministrit  shqiptar çështja e njohjes  nga Serbia nuk zgjidhet duke I mbyllur derën dialogut.  Si shembull shqiptareve përtej kufirit,  u sjell  një episod  sesi per shkak te kokëfortësisë se një lideri,  Kosova  humbi shansin per heqjen e  vizave

Rama: A mund ta fitojë Kosova paqen dhe a mund të lulëzojë shteti i saj i ri, duke e kthyer Dialogun me Serbinë në një monolog që nuk i prish asnjë punë Serbisë.  E bëj këtë pyetje, sepse e kam jetuar në vetë të parë “tregimin e arave”, deri në pikën që një lider kosovar i’a futi në sy të Merkelit e Macronit, “mu nuk më han luli për kta!” dhe mu aty e humbi rastin historik t’ia hiqte vizat Kosovës, të cilën e bëri lolo në sytë e aleatëve të saj të pazëvendësueshëm strategjikë me marrëzira kinse patriotike.

Kritikëve të  “Ballkanit te Hapur”  Edi Rama u  bën të qartë se ajo është mundësia e re në rrugën e njohjes së Kosovës nga Serbia   dhe se Shqipëria nuk do te te tërhiqet nga nisma që ka si actor kryesor edhe Beogradin zyrtar.

Rama: Kush në Kosovë mendon se duke më sharë e mallkuar mua e bën Kosovën më të fortë në luftën diplomatike për njohjen nga Serbia, pushka top le t’i bëhet, e ka të gjithë bekimin tim të nxjerrë krejt gjuhën jashtë. Por ama askush në Kosovë a në Shqipëri qoftë, të mos presë assesi që unë dhe shumica e re qeverisëse e Shqipërisë, të heqim dorë nga lufta diplomatike për paqe e prosperitet ekonomik e social në Ballkanin e Hapur – përfshirë edhe njohjen e Kosovës nga Serbia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu