Një shtëpi është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, pranë gjimnazit “Vasil Kamami”.
Zjarri rrezikon që të përfshijë edhe banesa të tjera, që janë ngjitur me shtëpinë që është në flakë.
Zjarrfikësja po punon për shuarjen e flakëve, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.