Përfshihet nga flakët fshati turistik Rrajcë- Skënderbe në Elbasan

0

Vatrat e zjarreve në vend po vijnë duke u pakësuar por prapë situata mbetet problematike në shumë zona.

Fshati turistik Rrajcë- Skënderbe në Elbasan është përfshirë nga flakët mesditën e sotme duke bërë që të mobilizohen menjëherë forcat ushtarake dhe të Pyjores.

Burime bëjnë me dije se terreni malor i këtij fshati po vështirëson ndërhyrjet nga ajri dhe toka dhe nuk dihet si do të agravojë situata.

Siperfaqja e djegur eshte me shkurre. Bashke me zjerrefiksen edhe forca te shumta te Administrates se Zonave te mbrojtura si edhe banore ne ndihme per te fikur zjarrin.