Teknologjia nuk zhgënjen as këtë herë, bëhuni gati për “kuzhinierët robotik”

0

Një eksperiencë ndryshe askujt nuk i bën dëm. Në një vend ende të pazbuluar në Zagreb, GammaChef, një kuzhinier robotik është i aftë të përgatisë për ju ushqime si rizoto ose makarona me ushqim deti. Bëhet fjalë për robotin që mëson vazhdimisht receta të reja me ndihmën e një kuzhinieri profesional (njerëzor).

Sa herë që një kuzhinier përgatit një pjatë të re për herë të parë duke përdorur GammaChef, roboti krijon një recetë dixhitale me të gjitha të dhënat e nevojshme. Më pas, procesi i automatizuar dhe i patentuar, duke përdorur sensorë, riprodhon të gjitha hapat e recetës, duke ndjekur udhëzimet e një kuzhinieri profesionist.

Bëhet e ditur se aty pritet të ketë pesë robotë të tillë por në restorantin “Bots & Pots”, ata do të jenë në gjendje të shërbejnë deri në 60 racione në orë. Madje, funksionimi i restorantit do të digjitalizohet plotësisht dhe do të monitorohet përmes një aplikacioni celular.

Gjithashtu, vizitorët do të jenë në gjendje të zgjedhin ushqimin përmes një ekrani dhe të jenë në gjendje të shikojnë robotin duke përgatitur ushqimin.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se “Pizza Hut” po planifikon të përdorë teknologjinë AI për të rekomanduar porosi për klientët bazuar në motin në vendndodhjen e tyre.

Gjithashtu nëse nuk e dinit, duke nisur nga viti 2022, të porosisësh një hamburger me bacon nuk mund të jetë më dhe kaq e thjeshtë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara. Pronarët e restoranteve, ende të gjunjëzuar nga pandemia koronavirus, tashmë duhet të shqetësohen për ligjin e ri që ka prioritet mirëqenien e kafshëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu