Elbasan/ Sulmohen me sende të forta efektivët e policisë

0

Disa persona të përfshirë në një konflikt në Elbasan kanë sulmuar efektivët e policisë. Mësohet se incidenti ka ndodhur në afërsi të markatës së qytetit. Pasi morën njoftimin për një konflikt, efektivët shkuan në vendin e ngjarjes, por në atë moment u qëlluan me sende të forta.

Pas mbërritjes së përforcimeve janë vënë në pranga disa qytetarë të cilët po shoqërohen drejt komisariatit. Si pasojë e sulmit, është dëmtuar automjeti i patrullës.  Në vendngjarje është sekuestruar edhe një mjet prerës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu