Greqia ka regjistruar ditën e sotme 2,331 raste të reja me Covid-19. Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë është 668,811.
Ndërkohë numri i viktimave ka pësuar një ulje ku në 24 orët e fundit 21 qytetarë humbën betejën me virusin, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 15,012 vdekje.