Ndotja në Gramsh, sipas Bashkisë problemet janë vetëm në zonat rurale

0

Qyteti i Gramshit eshte një vënd me atraksione të shumta turistike përsa i përket qytëtit të Elbasanit. Por edhe atje egzistojnë probleme me ndotjen si në shumë bashki të tjera. Por pas vërejtjes së fundit që kryeministri Rama u bëri këtyre të fundit për ndotjen duket se kanë filluar reagimet e para. Edhe në bashkinë Gramsh problemit me ndotjen duket se po i jepet një vëmëndje më të madhe. Loina zogu drejtoresha e shërbimeve publike aty bën me dije se që prej vitit 2020 grumbullimi ka qenë në konform me legjiclacionin në fuqi. Te gjitja mbetjet thote ajo janë grumbulluar dhe transportuar në incinieratorin e Elbasanit. Ky shërbim i vjen gjithe qytetit dhe 2 njësive administrative. Gjithashtu në fokus janë edhe zonat turistike.

Problem sipas saj vazhdojne të mbeten zonat rurale ku infrastruktura është e dobët dhe mjetet e kanë të vështirë të futen. Plani pëe vitin 2022 është që grumbullimet mos të shtrihen vetëm në 2 njësi administrative por në të gjitë territorin.

Bashkia Gramsh është njëra nga 7 bashkitë e qarkut e cila problemin me ndotjen e ka pasë dhe më parë sidomos në zonat e thella rurale ku aksesimi i mjeteve është i vështire



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu