Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në qendrën spitalore të Elbasanit.
Një fëmijë 3 vjeç nga fshati Kusarth ka humbur jetën pasi u dërgua me temperaturë të lartë dhe në gjendje të rëndë në urgjencë nga prindërit e tij.
Sipas të dhënave fëmija është dërguar dje pasdite rreth orës 17.00 në spital dhe është vendosur menjëherë në oksigjen pasi është ekzaminuar me bronkopneumoni e cila ka shkaktuar insificencë të oksigjenit.
Por rreth orës 02.00 në mesnatë nuk ka mundur të mbijetojë.
Gjithashtu mësohet se ai trajtohej me mjekim në kushte shtëpie prej 4 ditësh.
Sipas policisë grupi hetimor ka kryer hetimet e para dhe tashmë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së të miturit.
Komunikata e policisë:
“Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën.
Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”.