Lajm i fundit/ Gjendet drogë brenda burgut të Peqinit

0

Një sasi droge është gjetur brenda burgut të Peqinit, bëjnë me dije burime për Infowebtv.

Në drejtorinë e burgut Peqin lënda narkotike është gjendur ne ambiente të përbashkëta që përdoren nga ana e të dënuareve.

Gjithsej janë sekuestruar 10 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Lajmi konfirmohet për Infowebtv nga drejtuesi i burgut të Peqinit, ndërkohë që vijojnë hetimet për personat që e kanë futur brenda lëndën narkotike, dhe për të dënuarit që do ta merrnin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu